Rreth 30 anëtarë të familjes, miq dhe të njohur të Nexhip V., bënë homazhe në vendin ku humbi jetën nga sulmi terrorist në Vjenë.
21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Djaloshi shqiptar më herët kishte luajtur për një kohë futoll në një ligë në Korneuburg. Ai sapo kishte përfunduar edhe shërbimin ushtarak në Austri. Por, në natën tragjike të tij, ai kishte dalë të festonte një vend të ri pune që priste ta fillonte ditëve të ardhshme.
“Një person shumë i mirë”
Familjarët dhe të tjerët kanë marshuar sot gjatë ditës nga Katedralja “Stephansdom” drejt vendit të krimit në “Bauenmarkt”. Aty vendosën një kurorë me trëndafila të bardhë. “Dhimbja është shumë e madhe… nuk gjejmë fjalë për të folur. Ai ka qenë në kohën më të mirë të jetës”, ka thënë Eugen Kaba, një i afërm i Nexhip V.
Familjarët nuk ishin në dijeni për rastin tragjik të Nexhip V. Ata ndoqën ngjarjet e natës së terrorit para televizorit dhe nuk mësuan për tragjedinë familjare deri të nesërmen.
Më lejen e familjes, televizioni austriak Puls24 u lejua të përcjellë procesionin e homazhit.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...