Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane ka gozhduar në një emision live ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin.
Ajo i ka kërkuar atij që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë?
“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’?, e pyet ajo Abazin në SyriTV.
“Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.
“Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”? Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta’, shtoi ajo.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit