Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të marrë pjesë nesër në Samitin e Sofjes.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Hoti do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes me Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual derisa Qeveria thotë Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.
Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...