Ross Barkley dhe Jack Grealish patën kohë të talleshin dhe ta turpëronin mbrojtjen e Arsenalit

11:22 | 9 Nëntor 2020
V. S.

Aston Villa ka bërë një paraqitje të mrekullueshme kundër Arsenalit në triumfin prej 3-0 në Emirates.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme, skuadra e Dean Smith u rikthye për një performancë fantastike dhe një fitore shumë të rëndësishme para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.
Në anën tjetër, duhet pritur akoma që ekipi i Mikel Artetas ta gjejë formën dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të pasur sukses.

Mbrojtja e Topçinjve iu ofroi shumë hapësirë lojtarëve kundërshtarë dhe për këtë trajneri duhet ta analizojë mirë gjendjen.