Mediumi prestigjioz amerikan ‘MSNBC’ ka përzgjedhur fotografinë e Joe Biden përgjatë vizitës së tij në Kosovë, gjatë kohës sa po shërbente si nën-president në administratën Obama, për ta kumtuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
Përgjatë kohës sa po raportonte pas fitores së 20 votave elektorale të Biden në Pensilvani të SHBA’së, ‘MSNBC’ në ekran shfaqi dy fotografi: njërën që po tregonte për festimet e përkrahësve të Bidenit në SHBA, tjetra ishte fotografia e realizuar e Bidenit me familjen e tij të realizuar në Kosovë.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden, e kishte vizituar Kosovën për herë të parë në vitin 2009 – një vit pas shpalljes së Pavarësisë – në cilësinë e zëvendëspresidentit të SHBA-së.
Paraditen e 21 majit të vitit 2009, njeriun e dytë të Amerikës kishte dalë ta nderojë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...