Donald Trump është në prag të humbjes nga kundër-kandidati i tij, Joe Biden.
Biden tashmë po kryeson në katër shtetet kyçe që priten ta përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale, shkruan portali arbresh.info
Por, Trump thotë se ai është fitues i zgjedhjeve me votimet ligjore, pasi që siç thotë ai vëzhguesit nuk janë lejuar ta bëjnë punën e tyre dhe çdo votë e pranuar në atë kohë janë të jashtëligjshme.
Tutje ai thotë se Gjykata Supreme duhet ta vendosë.
“Unë e fitoj lehtësisht Presidencën e Shteteve të Bashkuara me votimet ligjore. Vëzhguesit nuk u lejuan në çfarëdo mënyrë apo forme për ta bërë punën e tyre dhe prandaj, votat e pranuara gjatë kësaj periudhe duhet të cilësohen si vota të jashtëligjshme. Gjykata Supreme e SHBA-ve duhet të vendosë!” shkruan Trump./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...