Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 9:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do të votohet raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. (Online, ora 9:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)
Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)
Federata Sindikale e PTK-së do të protestojë për një orë para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës. (Ora 11:00)
Komuna e Obiliqit dhe ASB-ja bëjnë shpërndarjen e 6 kultivatorëve me rimorkio, për familjet në nevojë të kësaj komune. (Ora 11:00)
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 12:00)
Bëhet përurimi i projektit të rinovimit të klasave të Shkollës Fillore “ Krushë e Vogël”. (Krushë e Vogël, ora 13:30)
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...