Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, gjatë fjalimit të sotëm nga selia e tij në Ëilmington, Delaëare, tha se “çdo votë duhet të numërohet” dhe u kërkoi qytetarëve amerikanë të bënin durim.
Ai u paraqit në një konferencë për shtyp në shoqërinë e senators Kamala Harris, e cila do të jetë zv.presidente e SHBA-ve, nëse Biden fiton zgjedhjet kundër Donald Trump, transmeton portal arbresh.info
“Senatorja dhe unë ndihemi mirë nga ora në orë, situata aktuale është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë dilemë, që në momentin e fundit të numërimit të votave ne do të shpallemi fitues. Pra, ju lutem të gjithve që të qëndroni të qetë”, tha ai.
Ai ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët që të tregojnë durim deri në fundin e procesit të numërimit të votave, shkruan CNN./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...