Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë dokument që të ketë identifikuar akuzat e ngritura ndaj Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK.
Sipas tij kjo ishte një mënyrë për të ndërruar elitat politike të Prishtinës.
Ai e cilësoi të gjithë procesin të turpshëm teksa kujtoi se në kohën që ishte kryeministër, në Shqipëri u vendos një mision i Gjykatës së Hagës pikërisht për të hetuar krimet e luftës.
Sipas Majkos nëse do të kishte prova për akuzat ndaj drejtuesve politikë të UÇK-së, ato do të kishin dalë nga misionet ndërkombëtare të vendosura në atë kohë në Shqipëri.
Fevziu: A ka patur aktivitet të UÇK, burgje të UÇK-së brenda Shqipërisë?
Majko: Po të kishin qenë të vërteta do ishin bërë shumë dokumentare. Do kishte informacione nga shtete të NATO-s. Me kërkesë të Shqipërisë është vendosur edhe një mision i Gjykatës së Hagës për të hetuar krimet e luftës. Kanë jetuar në vilën më të mirë në Tiranë, në vilën e kryeministrit pasi unë nuk jetoja atje. Akuzat furnizoheshin nga burime serbe.
Insinuata se krime të tilla janë bërë nga UÇK do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s që ishin të vendosura nga Kukësi në Rinas. Shqipëria ka qenë e bombarduar nga misione gazetarësh. Ka patur prezencë të jashtëzakoshme ndërkombëtare.
Nuk ekziston asnjë dokument që të ketë identifikuar natyra si ato që janë shkruar në akuzën e gjykatës speciale.
Mendoj se nuk duhet të futemi në detaje pasi për pozicionin e Shqipërisë dhe për luftën e Kosovës ka dokumenta të plota në Shqipëri dhe në NATO.
Mund të gjenin tjetër mënyrë për të ndërruar elitën politike të Prishtinës. Kjo që po ndodh është e turpshme. Ky është opinioni im.
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...