Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon edhe të enjten me dy ndeshje në orar, të cilat fillojnë nga ora 13:30.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli është nikoqir i Ballkanit. Skuadra nikoqire ka arkëtuar 11 pikë nga dhjetë xhirot e para dhe pozicionohet në vend të shtatë në tabelë.
Lideri i Superligës ndodhet tri pikë para Dritës (që ndodhet dy xhiro prapa) ashtu që nuk guxon të gabojë për ta mbajtur diferencën.
Në takimin tjetër, Gjilani është nikoqir i Llapit në Stadiumin e Qytetit. Vendasit ndodhen në vend të tretë në tabelë me 17 pikë të arkëtuara nga dhjetë ndeshje.
Llapi i ka zhvilluar nëntë xhiro dhe ka marrë vetëm pesë pikë, ndërsa pozicionohet në fund të tabelës. /Telegrafi/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira