Ronald Koeman mendon ndryshe nga Quique Stetien që ka thënë se është shumë e vështirë të punosh me Lionel Messit.
Trajneri aktual i Barcelonës ka deklaruar se i beson mentalitetit fitues të argjentinasin dhe nuk sheh ndonjë pengesë në bashkëpunimin me të.
Në javën që shkoi, Setien kishte zbuluar se kishte disa konfrontime me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, madje edhe duke i treguar derën.
Por, Koeman është shprehur mjaftë optimist me punën që po bënë 33-vjeçari dhe deri më tani nuk ka hasur në asnjë problem.
“I respektoj të gjitha mendimet. Për mua, Leo është lojtari më i mirë në botë dhe e shoh nga mentaliteti i tij fitues”, ka thënë trajneri holandez para ndeshjes në Ligën e Kampionëve me Dinamo Kievin.
“Nuk kam asnjë problem me të. Ai është kapiteni dhe unë flas me të çdo javë. I shoh gjërat më ndryshe se Setien, nuk pajtohem me mendimin e tij”, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...