Nuk ka bastisje nga EULEX-i, në shtëpinë e Azem Sylës
Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar aktualisht janë duke kryer operacione në Prishtinë.
Përveç bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit, është folur edhe për një bastisje të mundshme në shtëpinë e Azem Syles në fshatin Kishnarek të Drenasit.
Ekipi i Arbresh.info, po qëndron pranë shtëpisë së Sylës, mirëpo gjithçka është dukur e zakonshme dhe se nuk është parë asnjë lëvizje apo bastisje nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka thënë se nuk kanë pasur informacione për aksionin që po zhvillohet sot.
Ekipe të arbresh.info po qëndrojnë edhe në shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, dhe ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi në shtëpinë e tij në Prishtinë, në lagjen Velania, ku nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar aksioni i Speciales.
Me sa kemi informacion deri më tani ai është në shtëpi, në Prishtinë./arbresh.info/

Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës