Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, informon se Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për masa të reja për parandalimin e coronavirusit.
Sipas vendimit të Qeverisë, shkurtohet koha e punës së objekteve hotelierike deri në ora 21:00, përveç me porosi dhe shërbime në sportel.
Ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike në pompat e benzinës, ndërsa përjashtohet ato në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike, pas orës 21:00.
Zaev njofton se Qeveria ka miratuar rekomandim për të gjithë qytetarët e vendit dhe të huajt, që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësira publike nëse nuk kanë nevoja urgjente./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...