Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit holandez se Shqipëria nuk është ende gati për hapje negociatash.
Rama e ka cilësuar këtë vendim si politik, teksa e ka lidhur me faktin që Holanda është në zgjedhje në mars.
Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje për të mos rënë pre e këtyre lajmeve të pjesshme sipas tij.
Rama:Nuk e pranoj dot se Holanda është më e vëmendshme sesa Suedia, është më e komplikuar se kaq. Në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme. Merrni shtypin holandez, shikojeni prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogol në Holandë. Është politike, elektorale. Holanda ka zgjedhje në marsin e ardhshëm.
Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në vendet e BE dhe qëndrimin e tyre. Por unë mendoj se duhet të presim e të mos biem pre e reagimeve të parakohshme për të nxjerrë konkluzione. Është cështje e situatës së brendshme atje.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...