Shumë aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës kanë mbetur të parealizuara.
Lëvizja FOL ka publikuar disa të gjetura nga Monitorimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020.
Ku shihet se Qeveria e Kosovës 54% të projekteve ende nuk i ka realizuar, shkruan arbresh.info
Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL ka paraqitur disa nga të gjeturat të Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, nga të cilat thotë se kanë parë rezultate shqetësuese.
Ai thotë se edhe shkaku i pandemisë disa ministri na kanë thënë se projektet janë ende në proces.
Në ministrinë e Shëndetësisë ai thotë se nuk është realizuar asnjë aktivitet gjatë këtyre muajve.
Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka realizuar vetëm 10% të aktiviteteve.
“Këto statistika janë të dhëna nga pyetësori që e kemi dërguar nëpër ministri. Ne mendojmë se që nga viti në vit ndryshon edhe planifikimi. Këtë vit e kemi pa një qasje më ndryshe dhe është më shqetësuese, një aktivitet që mund të përfundoj brenda një mujori, planifikimi i ministrisë ka eskalu. Ky është vetëm raporti mujor janar-shtator 2020. Ne e shohim si problematik edhe planifikimin. Vetëm 46 përqind e punës së qeverisë është realizuar nga puna e Qeverisë”, tha Hoxha.
Monitorimin e Planit të Punës së Qeverisë janar-shtator 2020
Ministria e Bujqësisë ka parapa të realizoj tre aktivitete, por është realizuar vetëm një.
Ministria e Zhvillimit rajonal janë parapa shtatë aktivitete, kjo i ka realizu të gjitha aktivitete.
Ministria e Drejtësisë, 25 aktivitete dhe janë realizuar vetëm 10.
Ministria e Financave, nga 7 akitivitete janë realizua 6, ndërsa një i parealizuar
Ministria e Mbrojtjes ka realizuar nga 7 aktivitete vetëm një.
MPJ ka parapa të realizohen 5 aktivitete, është realizua vetëm një.
MPL është një nga ministritë që i ka rezlizu të gjitha aktivitete.
MSH asnjë aktivitet nuk është përfundu sipas planit të punës.
MTI e kemi të parapamë 4 aktivitete, vetëm tre nga to janë rezliu.
Zyra e Kryeministrit janë parapa të realizohen 26, ndërsa janë përfunduar vetëm 10.
Ministria e Arsimit, 22 aktivitete, janë rezliu vetëm 16
Ministria e Ekonomisë dhe Ambienti, nga 26 aktivitete, janë rezlizu vetëm 5
Ministria e Infrastrukturës 7 aktivitete, janë realizu vetëm 2./arbresh.info/
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...