Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, konfirmoi sërish se nuk ka qytetarë nga Kosova të përfshirë në sulmin terrorist që ndodhi sonte në Vjenë.
Pllana në Edicionin Special në Klan Kosova bëri të ditur se situata është jashtëzakonisht e tensionuar teksa u bëri thirrje qytetarëve të evitojnë vendet publike.
“Ne ende nuk kemi të konfirmuar sa i përket qytetarëve tanë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe të evitojnë vendet publike”.
“Situata është jashtëzakonisht e tensionuar, tërë nata do të mbetet në aksionin e policisë dhe u lutem qytetarëve nga Kosova këtu që të qëndrojnë brenda dhe mos dalin jashtë, si dhe të përcjellin vetëm të dhënat zyrtare”, deklaroi Pllana
“Qytetarët po thërrasin në numrin që kemi bërë publik, ne jemi këtu për ta në çdo kohë”.
“Deri tani nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, po i presim autoritetet lokale të jenë në gjendje gatishmërie dhe qytetarët të jenë vigjilent dhe të evitojnë daljet”, deklaroi Pllana.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...