Rritja e ngadaltë, diarreja, rënia e flokëve, impotenca seksuale, humbja e oreksit, njolla të bardha në thonj, lezione në lëkurë dhe sy mund të tregojnë mungesën e zinkut në trup.
Përveç faktit që burrat kanë nevojë për konsum të rregullt të këtij minerali, besohet se zinku ndihmon edhe në shëndetin e përgjithshëm gjatë pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, burrat që janë aktiv në jetën seksuale duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë zink, në mënyrë që të kenë spermatoziode të shëndetshme.

Zinku është minerali i dytë më i nevojshëm pas hekurit në trup. Zinku luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar, është i nevojshëm për sintezën e ADN-së, për shërimin e plagëve dhe mbështet rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të trupit.
Zinku gjendet në ushqime që ne konsumojmë çdo ditë, por kryesisht në midhje, mish të kuq, në prodhime të tjera të detit, si kallamari, karkalecat, por jo te peshku. Zinku ndodhet edhe në drithëra, fasulet, bishtajoret, arrat dhe produktet e qumështit.
Gjithashtu është e rëndësishme të dini se zinku nga ushqimi me origjinë shtazore përthithet më lehtë sesa zinku nga bimët sepse në bimë ka acid fitik i cili zvogëlon thithjen e zinkut.
Sasia aktuale e zinkut që çdo person duhet të marrë është shumë e vogël, por efektet e këtij elementi të mrekullueshëm janë të mëdha./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...