Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë. Disa persona dyshohet të kenë mbetur të vdekur dhe të tjera janë plagosur, pas një sulm pranë një sinagoge.
Mediat vendase raportojnë, se përveç sulmit një pengmarrje ka ndodhur në një restorant. Një persona i armatosur mendohet se ka kryer pengmarrjen.
Ministria e Brendshme gjithashtu thotë se sulmi terrorist është ende në vazhdim. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer theksoi në një deklaratë se në ngjarje janë të përfshirë disa autorë.
“Autorët përdorën armë të rënda. Ata që janë në shtëpi duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që janë në një pub duhet të qëndrojnë atje. Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit”, tha ministri, ndërsa ministri nuk donte të konfirmonte situatën e pengut.
Disa media raportojnë për të paktën 7 të vdekur, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende një shifër të viktimave.
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada