Kryetari i Shkupit nuk do të ndërmarrë masa të reja kundër ndotjes së ajrit.
Shilegov thotë se deri më tani janë miratuar 27 masa që kanë ndihmuar në uljen e ndotjes. Sipas tij, ndotja e ajrit është brenda kufirit, edhe pse në orët e natës në disa lagje të caktuara siç është Lisiçe maten deri 150 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër, që është tre herë mbi kufirin e lejuar.
Nuk ka asnjë qytet në Evropë që u jep qytetarëve të saj subvencion 100% për 5000 kondicionerë inverter. Nuk ka qytet në Evropë. Vetëm Qyteti i Shkupit dhe tre qytetet e tjera që me donacion kemi marrë nga ELEM dhe Qeveria e RMV e bëmë këtë”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Sipas Shilegovit, për uljen e ndotjes së ajrit, ndikon edhe numri i rritur i autobusëve.
“Deri para pak kohe, 140 automjete ishin të lëshuara në linjë çdo ditë, kur hyri në fuqi rekomandimi i fundit, pjesë e transportit publik për çdo ditë janë 190 automjete. Numri i automjeteve është rritur në disa linja (5, 15, 24, 57, 58, 63, 65 dhe linja të tjera periferike). Regjimi i transportit nuk është bërë paushall, por bazuar në sistemi elektronik të pagesës. “
Ndërsa autoritetet janë të njëzëshëm se masat për luftën kundër ndotjes së ajrit japin rezultate, ambientalistët thonë se nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin e ndotjes.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...