Sot, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR-i mirëpret kontingjentin e tij të 27-të nga Maqedonia e Veriut. 44 trupa nga kazermat “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, të udhëhequr nga kapiteni Hristijan Dimchevski, do të shërbejnë në Komandën Rajonale të KFOR-it Perëndim me qendër në Pejë dhe do të kontribuojnë në misionin e përgjithshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999.
Detyrat e tyre do të përfshijnë patrullimin, sigurimin e Manastirit të Deçanit dhe ruajtjen e kampit ‘Villaggio Italia’ së bashku me kolegët e tyre italianë dhe moldavë. Elementë të tjerë të kontigjentit do të punojnë si oficerë të shtabit në Shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë, transmeton arbresh.info
Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit sot në një ceremoni të mbajtur në Shtabin e Komandës Rajonale Perëndim, në të cilën mori pjesë Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral majori Michele Risi.
Gjenerali Risi u tha trupave të sapo vendosura se “përpjekja e tyre do të ndihmojë në rritjen e lidhjeve dhe forcimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe 26 kombeve të tjera që aktualisht shërbejnë me misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.”
Kontributi i pjesëtarëve të Ushtrisë në misionin e KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2021. Tashmë në rotacionin e gjashtë muajve të ardhshëm, plani është që të rritet numri i trupave të ofruara në mbi 60./arbresh.info/
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...