
Ushtrim trajnimi për përgjigjen koronavirus në qytetin qendror izraelit Kiryat Ono. JACK GUEZ/AFP
Izraeli njoftoi sot se personat që thyejnë rregullat e reja, të vendosura për ndalimin e përhapjes së COVID-19, do të përballen me gjoba shumë më të larta në të ardhmen.
“Kushdo që organizon një ngjarje, festë, konferencë, ceremoni, festival, shfaqje argëtuese apo edhe arte skenike në kundërshtim me rregulloret do të përballet me një gjobë deri në 20 000 sikla (5 860 dollarë)”, njoftoi Kabineti i qeverisë për COVID-19.
Rastet e COVID-19 në vend janë zmbrapsur falë një bllokimi të dytë kombëtar, që filloi rreth një muaj e gjysmë më parë.Sot, Ministria e Shëndetësisë regjistroi 652 raste të reja, krahasuar me mbi 9 000 një muaj më parë./tch/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...