Presidenti i Republikës reagon pas “Jo”-së që Holanda i dha Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.
Kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook, rikthekson faktin se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një referendum ku shqiptarët do të vendosin nëse, do shkojnë drejt Europës apo do të mbesin në Vlorës.
Sipas Metës, zgjedhja është bërë që në kohën e Skënderbeut: Shqipëria në Europë.
Postimi ii plotë:
Ilir Meta:” 25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë.
Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!“
Qeveria e Holandës ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten për holandezet, kushte të paplotësuara nga Qeveria Shqiptare.
Në këtë situatë, Qeveria holandeze propozon që negociatat me Tiranën të zyrtarizohen në një moment tjetër./ OraNews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...