Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë njoftim nga Brukseli se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë dakorduar lidhur me një tekst të finalizuar që ka të bëjë me të zhdukurit dhe të zhvendosurit.
Ajo ka kërkuar që Qeveria ta sjell sa më parë në Kuvend tekstin në fjalë në mënyrë që të kuptohet se çfarë është dakorduar në Bruksel.
“Pa hy në debat rreth temës sepse kam folur për këtë temë vazhdimit, duhet të dalim me kërkesa konkrete për qeverinë. [1] Brukseli më ka bërë me dije zyrtarisht se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbinë kanë rënë dakord lidhur me një tekst të finalizuar që ka të bëjë me të zhdukurit dhe të zhvendosurit. Ne i kemi kundërshtimet tona në lidhje me vënien në një tekst edhe të çështjes së të zhdukurve dhe të zhvendosurve; meqenëse qenka rikthyer kjo çështje ne duhet ta dimë këtë tekst. Qeveria t’ia dorëzoj sa më parë Kuvendit tekstin e dakorduar në Bruksel. Ai tekst duhet të ndahet me Kuvendin e Kosovës sepse duhet ta dimë se për çfarë bëhet fjalë. [2] Unë mendoj që ne kemi në duart tona më shumë fuqi politike sesa që mendojmë për të ndryshuar gjërat. Krejt çka na ndalon është që nuk i bashkojmë forcat. Së shpejti në Kuvendi do të vijë buxheti i Kosovës. Unë mendoj se duhet ta kushtëzojmë atë për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të vendit. [3] Nëse dëshirojmë të bëjmë edhe më shumë, duhet ta kushtëzojmë votimin e secilit vendim që vjen këtu me një kushtëzim për parandalimin e ndërtimeve ku po kolonizohet veriu i vendit”.
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...