Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se situata e shqiptarëve në veri të Kosovës nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe sesa gjatë Qeverisë Kurti.
Hoxha tha se asnjë lider nuk e ka vizituar veriun, ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu përgjigj duke treguar se vetë e ka vizituar veriun në kohë të pandemisë.
“Asnjëherë, asnjëherë, po e përsëris edhe njëherë, nuk ka qenë më e rëndë situata e banorëve shqiptarë në veri sesa në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit, e veçanërisht në kohën e pandemisë”, ka thënë Hoxha.
Në replikë, Osmani ka thënë se ka qenë ajo që e ka vizituar veriun në fillim të pandemisë.
“Z. deputet e keni gabim. Prej liderëve institucionalë kam qenë unë si kryetare e Kuvendit dhe i kam vizitu të gjitha ato fshatrat, përfshirë edhe shkollat atje. Kam qenë pikërisht në fillim të pandemisë”, ka thënë Osmani.
Deputeti i PDK-së kërkoi shpjegim nga kryeparlamentarja se pse ajo s’ka iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pasi ajo, sipas tij ka zbatuar urdhra të Beogradit.
“Nga pozita që e mban si kryetare e Kuvendit pse s’ke iniciu mocion ndaj asaj qeverie, pasi ajo ka leju zbatim të urdhrave apo vendimeve të qeverisë së Serbisë për qytertarët tanë”, pyeti Hoxha./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit