Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur kritik ndaj qeverisë Hoti për shpërfillje të interesave të shqiptarëve në komunat veriore të Kosovës. Selimi në seancën parlamentare ku po debatohet për problemet e banorëve shqiptarë në atë zonë tha se fatin e tyre ekzekutivit ia ka lënë në duar Listës Serbe për të treguar çka kanë bërë për shqiptarët atje.
“Fatin e shqiptarëve në komunat veriore ia keni lanë në duar të Listës Serbe dhe na tregon se çka ka bërë për shqiptarët atje. Qe ku i keni lënë shqiptarët, në veri të Kosovës po vazhdon ende dhuna dhe përndjekja e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Ata që u përzunë nuk lejohen të kthehen në pronat e tyre. Atje në mënyrë sistematike po vazhdon projekti i ndryshimit demokrafik me anë të spastrimit etnik të shqiptarëve dhe me anë të kolonizimit me kolonë të ardhur nga Serbia. Serbia gjithmonë ka qenë e njëjtë për Kosovën, e ka rritur territorin e vet me toka tona. Kështu po mundohet të bëj edhe tash. Sot kur ndërtohen lagje kolonësh në luginën e diellit, e gjetiu sikur dikur ndërtonte Milliosheviqi në Junik, sot kur po ndërtohet ndërtesa e banesat e kolektiv për të ndryshuar demografinë, sot kur asnjë shtëpi e djegur e shqiptarëve nuk mund t’i vihet kulmi, kësaj nuk kemi si të themi ndryshe përveç spastrim etnik… gjithë situata e krijuar me dëbimin e dhunshëm dhe kuadër të njëjtin qëllim me formimin e ‘Zajednicës’ kanë për qëllim spastrimin etnik kandër shqiptarëve nga vendbanimet e tyre dhe kolonializmin e tyre me kolonë të ardhur nga përtej Kosovës”, u shpreh ai./arbresh.info/
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës