Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë kriminelët, e jo t’i përndjek ata penalisht.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë.
Ai ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët
Arratisja nga burgu e kriminelit të luftës Rajko Kozllina, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, sipas Hoxhajt, Serbinë e bënë të mbetet shtet gjenocidal.
“Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë! Politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët. Arratisja e dikujt përgjegjës për vdekjen e 27 civilëve të paarmatosur tregon qartë se Serbia mbetet një shtet gjenocidal. “, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
#Serbia didn’t fail to prosecute war criminals because it was never their intention to do so! Belgrade’s policy is to protect and promote criminals. Escape of someone responsible for deaths of 27 unarmed civilians shows clearly Serbia remains a genocidal state
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 1, 2020
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...