Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz, që ka për qëllim testimin për koronavirus të gjithë banorëve mbi 10 vjeç, por presidentja e këtij shteti ka thënë se kjo ide është “e parealizueshme”.
Projekti për testimin e katër milionë persona pritet të zgjasë dy javë.
Rastet e reja me koronavirus janë rritur në Sllovaki dhe autoritetet kanë argumentuar se alternativa e vetme për të frenuar rastet e reja është mbyllja e përgjithshme, raporton BBC.
Presidentja Zuzana Caputova ka bërë thirrje që të rimendohet plani për testimet masive, pasi shefat e forcave të armatosura thanë se nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’i realizuar testimet.
Deri më tani, vetëm 70 për qind e stafit prej 20,000 pjesëtarësh për të kryer testet janë rekrutuar, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.
Sllovakia ka në plan që kryejë testime të shpejta, që kanë 30 për qind marzh të gabimit. Rezultatet e këtyre testimeve jepen pas 30 minutash.
Sipas shifrave të fundit, në Sllovaki, që prej muajit mars e deri më tani janë regjistruar 55,091 raste me koronavirus. Prej tyre, 212 pacientë kanë vdekur./rel
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...