Përfaqësuesja e UNICEF në Maqedoni, Patricia di Giovani thotë në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh të të infektuarve, shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen.
Sipas saj mbyllja e shkollave duhet të shqyrtohet vetëm atëherë kur nuk ka alternativa të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kur ka mendime nëse duhet të hiqet mësimi me prani fizike duhet të bëhet një vlerësim i mirë për përfitimet kundrejt rreziqeve duke marrë parasysh faktorët shëndetësor, arsimor dhe socio-ekonomik. Ajo që e dimë është se mbyllja e shkollave ka efekte të qarta negative ndaj shëndetit, arsimit dhe zhvillimin e fëmijëve”, thotë Patricia di Giovani.
Ajo shton se mbyllja e shkollave nuk paraqet faktor kryesor uljen e infektimeve dhe se nuk janë bartës kryesor të COVID-19.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...