Policia e Krujës ka arrestuar 23-vjeçarin E.S., pasi u kap duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, duke përfituar rreth 700 euro.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.
Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...