Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, të pandehurve F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., për shkak të veprës penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzave, të pandehurit F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., kanë vënë në lajthim Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë për Mirëqenie Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK, se kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës, ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luftës dhe e drejta në pension mujor prej 170 Euro.
“Të pandehurit F.A., R.R. dhe A.A., veç e veç kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 8,840€ , i pandehuri I.R., në shumë prej 5,610€ , i pandehuri A.H., në shumë prej 7,140€ dhe i pandehuri F.D., në shumë prej 5.540€. Të gjithë të pandehurit kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 44.810 Euro. Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzave i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprën penale dhe të njëjtit të obligohen që të kompensojnë dëmin e shkaktuar”, thuhet në njofitm.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit