Vedat Muriqi kompletoi transferimin te Lazio nga Fenerbahçe në afatin kalimtar veror.
Pas bisedimeve të gjata, ylli i Kosovës u transferua te klubi romak për shumën e 17.5 milionë eurosh plus bonuse, shkruan “Zeri.info”.
Transferimi i Muriqit në Lazio bëri bujë të madhe në Itali, derisa për këtë lëvizje u diskutua për ditë të tëra.
Muriqi hasi në disa vështirësi fillimisht, duke u infektuar me COVID-19, por që magjepsi italianët me debutimin e tij.
Sulmuesi prizrenas ia siguroi Fenerbahçes 17.5 milionë euro pas largimit nga Stambolli.
Tashmë, mediumi turk “Miliyet” ka zbuluar detaje tjera për transferimin e Muriqit.
Mediumi në fjalë raporton se Muriqi e ka një pagë prej 2.2 milionë euro në vit te skuadra romake.
Kjo e bën Muriqin ndër futbollistët më të paguar nga Itali, si i ardhur nga futbolli elitar turk.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...