Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për shuarjen e Task Forcës.
Hoti ka përsëritur se nga ky vendim po frikësohet dikush, por, që nuk përmend emra kur pyetet nëse këtu e ka fjalën për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që ditëve të fundit i ka shtuar kritikat për këtë cështje.
Kreu i Qeverisë thotë se nuk e di se kush ka frikë nga ku vendim.
“Nuk e di, nuk mund të them se kush ka frikë nga ky vendim, por në parim, parim po them se këtij vendimi duhet t’i frikësohen vetëm ata që e dinë se duhet t’i shkohet gjërave deri në fund”, ka thënë ai.
Shuarja e Task Forcës i ka shtuar pakënaqësitë në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...