Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat anti-covid që të mos ketë rritje të rasteve, meqenëse siç ka thënë një mbyllje e dytë do të ishte fatale.
Bajrami ka treguar edhe se janë në negociata me Bankën Botërore për të hyrë në një projekt të financimit dhe sigurimit të vaksinës anticovid, që do të mundësonte që Kosova të ishte ndër vendet e para që do të pranonte vaksinën.
“Ne si Ministri e Financave jemi në negociata intenzive me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të financimit dhe sigurimit të vaksinës anticovid, dhe kjo na bën të sigurt që ne do të jemi ndër vendet e para që që sapo të dalë vaksina të arrijë te ne, ku ne do të besojmë edhe furnizimin dhe procedurat e prokurimit te banka botërore. Kjo do të thotë që ata kur furnizohen për vendet e tjera, në mesin e tyre do të jetë edhe Kosova”, ka thënë Bajrami./arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...