Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind, shkaku i pandemisë COVID-19. Këto deklarime.
“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%. Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjen nga eksporti”, ka deklaruar Bajrami.
Ndryshe, sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë./arbresh.info/
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska