Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme vizitoi liqenin e Badocit, me rastin e funksionalizimit të linjës emergjente për mbushjen e këtij liqeni përmes sistemit të Ibër Lepencit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm rreth 35% e konsumatorëve të KRU ” Prishtina”.
Ishte kërkesë e kryeministrit Hoti para tri javësh, në një takim të përbashkët me menaxhmentin e KRU” Prishtina” dhe ndërmarrjes Ibër Lepenc, që të angazhohen ekipet profesionale të të dyja kompanive për të funksionalizuar këtë linjë e cila për herë të fundit ishte shfrytëzuar në vitin 2014.
Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit e dy kompanive respektive, u njoftua se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë punuar pandërprerë duke sanuar mbi 45 defekte në linjën e vjetruar dhe duke e zëvendësuar afër 100 metra linjë magjistrale me tubacion të ri.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...