Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti edhe një herë është sqaruar lidhur me shuarjen e Task Forcës për Korrupsionin.
Para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Hoti tha se çdo jurist madje edhe studentë e kuptojnë se vendimi i vitit 2010 për Task Forcën është jo kushtetues, shkruan arbresh.info.
“Çdo jurist e ka të qartë qoftë edhe student. Vendimi i vitit 2010 është jo kushtetuese. Shiheni vendimin e parë ku thotë qeveria i kërkon prokurorisë të themeloj struktura të caktuara. Janë detyra të ndara qeveria nuk mundet me i kërku prokurorisë këtë. E dyta, Eulex-it i ka nderuar mandati. Ne më ketë vendim që kemi marrë është me kthy ligjshmërinë në vend në çdo aspekt. Krejt policia është në dispozicion të prokurorisë sipas ligjit”.
Kryeministri Hoti dha se Task Focë ka qenë në ajër diku e pa definuar në organogra.
“Plani jonë është i qartë në bazë të ligjit. Policia do iu mundësoj që puna e task forcës do të vazhdoj e pa penguar e dyta organigrami duhet të bëhet sipas ligjit. Organogrami aktual nuk është sipas ligjit”, tha kryeministri./arbresh.info/
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...
Araujo rikthehet në stërvitje tek Barça, gati për Superkupën...