Policia spanjolle ka arrestuar 21 persona me lidhje me lëvizjen separatiste katalanase nën dyshimin për korrupsion dhe promovimin e çrregullimit publik.
Ministria e brendshme e Spanjës tha në një deklaratë se individët po hetoheshin për pretendime të përvetësimit të fondeve publike dhe pastrimit të parave, raporton euronews.
Arrestimet u zhvilluan gjatë 31 bastisjeve të policisë në qytetet katalanase të Barcelonës dhe Gironas, transmeton Telegrafi.
Hetimet zbuluan se paratë e destinuara për qeverinë provinciale të Barcelonës dhe një njësi rajonale për promovimin e ekipeve sportive, ishin devijuar në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet gjithashtu thonë se të dyshuarit mund të kenë gënjyer në lidhje me përdorimin e tokës rurale në qytetin e Cabrera de Mar për të ndërtuar një qendër biznesi, një restorant dhe një shkollë, pas një hetimi nga Guardia Civil.
Një gjykatë e Barcelonës më parë kishte zbuluar se David Madi dhe Oriol Vendrell, dy ish-politikanë të partive separatiste katalanase, se ishin në mesin e dhjetë personave e hetuar.
Një numër i madh dokumentesh janë sekuestruar si pjesë e hetimit dhe autoritetet nuk përjashtojnë arrestime të mëtejshme.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës