Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka takuar Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, të cilës i është bllokuar llogaria për shkak të borxheve ndaj kreditorëve.
Pavarësisht performancës së mirë dhe rritjes së prodhimit për 28% gjatë këtij viti, rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ, transmeton arbresh.info
Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës.
Kryeministri Hoti, bashkë me Ministrin Kuçi, sot ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht./arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...