Ka filluar seanca dëgjimore e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i cili po akuzohet nga Specialja për kinse krime lufte.
Ai pritet të deklarohet sot para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetë deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që i ngarkohen, e nëse Mustafa nuk vetë deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren.
Bëjmë të ditur se të hënën e 28 shtatorit, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, ishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme në Hagë.
Ndryshe, aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.
Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...