COVID-19/ 150 raste të reja vetëm në Prishtinë

15:13 | 28 Tetor 2020
V. S.

Për 24 orët e fundit nga 281 raste të reja me COVID-19, 150 raste të prekur me COVID-19 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë.

Në njoftimin e IKSHPK-së, bëhet e ditur se pas Prishtinës më numër më të lart të rasteve është Fushë Kosova, raporton arbresh.info

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim./arbresh.info/