Javën e kaluar gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Avdullah Hoti në Shkup, në një koherencë për media, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, tha se javën e ardhshme(këtë javë) do ketë takim me Presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Edi Ramën për të folur më shumë lidhur me Mini-Shëngenin.
Në këtë konferencë Zaev e ftoi edhe shefin e qeverisë kosovar, raporton Arbresh.info.
Hoti i pyetur sot gjatë ditës se a do të merr pjesë në këtë takim ka konfirmuar shkurt se do të jetë i pranishëm.
“Po sigurisht do të marrë pjesë”, ka thënë shkurt Kryeministri Hoti.
Takimi pritet të mbahet online të premten.
“Presim që Kosova t‘i bashkangjitet bashkëpunimit rajonal të cilin e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Të premten e ardhshme do të kem takim me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Rama, ku do të dërgojmë një ftesë të përbashkët, për implementim të katër lirive si lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit që do mundësojë integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian,” ishte deklarata e Zaev.
Zaev fton publikisht edhe kryeministrin Hoti në takim me Vuçiqin e Ramën
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...