Masa të reja për mbrojtjen dhe parandalimin e koronavirusit kanë hyrë në fuqi në Austri, së fundmi edhe ndalimi i maskave që mbulojnë vetëm gojën dhe hundën.
Për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar rishtas, autoritetet austriake futën masa në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe publiku ishte më i hutuar nga masa që ndalon maskat, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarët vlerësuan se maskat e tejdukshme që mbulojnë tërë fytyrën janë masa e vetme e duhur e mbrojtjes në të gjitha hapësirat publike, ndërsa kanë theksuar se maskat e zakonshme nuk janë të mjaftueshme për parandalimin kundër pandemisë.

“Mjetet mekanike të mbrojtjes të tilla si maskat rezultuar të papërshtatshme në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe duhet të ndalohen,” thanë zyrtarët austriakë në një deklaratë.
Njerëzit të cilët nuk mund të mbajnë maska për arsye shëndetësore do të përjashtohen nga ky rregull.
Një studim amerikan i botuar në shtator ka theksuar se maskat e thjeshta mbrojnë kundër epidemisë.
Gjithashtu, edhe instituti gjerman Robert Koch, përmes një deklarate tha se përdorimi i maskave të thjeshta mund të jetë një alternativë për të mbuluar hundën dhe gojën, sepse studimet thonë se ato ndihmojnë për të mos thithur pikat e sekretuara të frymarrjes./arbresh.info/
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...