Arif Arifaj, babai i dy djemve nga Deçani që vdiqën në rrethana tragjike në Gjermani ka vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira.
“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja, deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhimbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet, po ju jeni ata që lotët mi ndalët, falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit, institucionet e Kosovës, ju jeni ata që me jepni forcë mua dhe familjes time”, ka thënë ai.
“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur, do të bëhem i fortë që familjen time ta qoj përpara”, shtoi Arifaj.
“Jeta duhet të vazhdojë, ju them të gjithë fëmijëve që kanë pas dhimbje si unë ta përballojnë dhimbjen, ju falënderoj të gjithëve që ma dhanë këtë përkrahje”, tha ai.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit