KB Peja ka zyrtarizuar sot një trasfer të madh, pasi që ka transferuar basketbollistin malazez, Marko Perovic.
Këtë klubi pejan e ka bërë përmes faqes në Facebook, ku ka treguar se basketbollisti i njohur më parë ishte pjesë edhe e skuadrave në Ligën Superiore në Sllovakisë.
“28 vjeçari i gjatë 204 cm vjen nga Mali i Zi dhe luan në pozitën qendër. Në sezonin e kaluar ka luajtur në Ligen Superiore të Sllovakisë me një mesatare të mirë prej 13.4 pikëve dhe 4.1 kërcime”, ka shkruar KB Peja.
Kujtojmë se Superliga në basketoboll ka filluar me disa ndeshje të kupës derisa pritet që të zbulohet edhe formati i ri i Ligës Unike në Basketboll që do të bëhet mes Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen.
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...