Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe U.d. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme, Ilmi Bajrami.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për bashkëpunimin, mbështetjen dhe mundësinë e krijimit të kushteve për zvogëlimin e numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
” Pavarësisht sfidave që kanë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, aty është shtuar efikasiteti, mirëpo ende duhet shumë punë. Që të çlirohet kapitali për ekonominë e tregut të lirë, këta gjyqtarë duhet t’i përkrahim me staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj”, tha ministri Selimi.
Ministri Selimi shprehu gatishmërinë për krijimin e një fondi emergjent nga Qeveria e Kosovës, përmes së cilit do të krijoheshin mundësitë për zvogëlimin e lëndëve në këtë gjykatë duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.
” Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.d. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami, u pajtuam që mbështetja më e madhe ndaj tyre mund t’i sjell shtetit, rreth 300 milionë euro, para të cilat po qëndrojnë të bllokuara”, theksoi ministri Selimi.
Ministri Selimi garantoi për mbështetjen e tij në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, sigurimin e pavarësisë së tyre, si edhe në rritjen e profesionalizmit dhe integritetit.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe U.D. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme, Ilmi Bajrami shprehën gatishmërinë për punuar bashkërisht në zvogëlimin e lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...