Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 1.413 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 18 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 11.311. Mes tyre, 897 pacientë janë në spital, nga të cilët 57 janë në respirator.
“Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 38.621 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 470 vdiqën, gjithsej 26.840 njerëz u shëruan, nga të cilët 1.003 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.
Aktualisht 27.720 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, gjithsej 457.726 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.185 në 24 orët e fundit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...