Para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është duke u përballur ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.
Ish-ministri Dugolli, ka deklaruar se Serbia u ka vendosur taksa pronarëve kosovarë të tokave dhe përderisa dokumentacioni u ishte asgjësuar, kosovarët është dashur ta blejnë tokën e vet, raporton Arbresh.info.
“Edhe në Serbinë e parë dhe të dytë, edhe në ish-Jugosllavi, procesi i kolonizimit ka vazhduar. Dokumentacioni është asgjësuar dhe pasuria e kosovarëve nuk është kthyer. Ka pasur edhe raste kur njerëzit është dashur ta blejnë tokën e vet”, ka deklaruar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë.
Dugolli ka potencuar se ka pasur kritika edhe për aspektin politik dhe juridik se duhet të definohej prona e secilit, shkruan Arbresh.info.
“Në 2004 kam qenë në ShBA, dhe kam përfaqësuar bindjet e mia që ShBA-të të përfshihen në këtë proces. Kam kërkuar që ata të udhëheqin këtë proces, dhe jo BE-ja. Për shkak që kemi qenë të deleguar çdo shqetësim që është ngritur e kemi adresuar. Kur është sqaruar aspekti i pronës, ka pasur kërcënime me padi ndërkombëtare për këtë çështje. Unë po ashtu në këtë kohë kam kërkuar që AKM-ja të shndërrohet në agjenci qeveritare”, ka shtuar tutje ai./arbresh.info/
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja