Para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është duke u përballur ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.
Gjatë raportimit të tij në këtë komision, Bujar Dugolli, ka thënë se ka pas informata nga raportimet e menaxhmentit të AKM-së se gjatë procesit të privatizimit ka pasur kërcënime dhe si pasojë e tyre janë tërhequr ofertuesit, raporton arbresh.info.
“Kur je ne qeveri të vijnë informatat nga te gjitha anët, nga qytetarët e të tjerë. Ne të menaxhmenti i AKM nuk kemi pas kontroll. I kanë dhënë llogari shtyllës katër pra Unionet Amerikan”.
“Ato kanë pas raporte kur menaxhmenti ka bërë raportime që ka pasur kërcënime dhe tërheqje të ofertuesve si rezultat i kërcënimeve”.
Ish ministri Dugolli ka hedhur dyshime për mundësi te marrëveshjeve të fshehta përmes ndërhyrjet te caktuara.
“Ka pas kërcënime nga njerëzit afarist të cilët kanë qenë të afërt me politikën, kanë detyruar palët që të tërhiqen nga konkurset”.
I pyetur nga anëtarët e komisionit, se kush janë ata persona që kanë bërë kërcënime ai tha se nuk është raportuar me emra dhe nuk i din.
/arbresh.info/
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja