Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ka organizuar takimin e parë virtual të Forumit të Dialogut Politik të Libisë, për të gjetur një zgjidhje për krizën libiane dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga OKB, thuhet se në mbledhjen virtuale kanë marrë pjesë 75 persona nga mbarë vendi.
Më tej thuhet se synimi i përgjithshëm i forumit është që të arrihet konsensus në pikëpamjet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur.
Takimi virtual është kryesuar nga Zëvendës-Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Libinë, Stephanie Williams, ndërsa pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe propozimet e tyre mbi procesin e forumit.
“Ajo që e intereson popullin libian është rezultati i dialogut, jo se kush merr pjesë. Prandaj është e rëndësishme që interesat e larta kombëtare të jenë mbi të gjitha reputacionet”, vlerësoi Williams.
Pas takimit virtual që është takim përgatitor, Forumi i Dialogut Politik të Libisë do të zhvillohet më 9 nëntor në Tunizi.
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë