Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka pranuar se ka diskutuar me disa klube gjatë afatit veror, por insiston se nuk do largohet.
Francezi ishte i lidhur me kalimin të Arsenal-i dhe Manchester United-i gjatë verës, por kalimi në Premierë Ligë nuk u arrit, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka pranuar se kishte bisedime për rikthimin të Lyon-i, derisa nuk përmendi asgjë rreth Arsenal-it ose United-it.

“Lyon është skuadra ime, qyteti im. Është skuadra që më dha mundësinë të luaj në Evropë, në Barcelonë dhe me Kombëtaren”.
“Kishte bisedime gjatë afatit veror, por s’kishte asgjë konkrete”.
“Nuk e shoh vetën në ndonjë klub tjetër përpos Barcelonës. Kam qenë i qartë me të gjithë në këtë situatë”, deklaroi ai.
Barcelona është duke provuar ta shesë Umtiti-n dhe gjatë verës e ka ofruar të disa skuadra, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i kartonit./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...